Fillimin e veprimtarisë tregtare me artikuj të ndryshëm fillimisht e ka zhvilluar
Shaban Rexhepi-Dabinofci duke filluar në vitin 1972 dhe atë në fshatin
Dumnicë e Poshtme,Kk Podujevë.
Meqenëse ajo kohë ishte koha e Socializmit dhe në atë kohe nuk lejohej ndërmarrje private Shaban Rexhepi u detyrua të lidhte marrdhënie pune me ndërmarrjen Shoqërore tregtare "Ekonimia e Peshkatarisë" Prishtinë dhe përmes kësaj ndërmarrje hap dyqanin në fshatin Dumnicë të cilën veprimtari e vazhdoi deri në vitet 1990.
Veprimtarinë e Shaban Rexhepit e Vazhduan djemtë e tij.                                                                                           
Fillimisht u bën përfaqësues të firmave të njohura të asaj kohe:Llipa Bled,Jellovica,Slloveni,Shipadi i Bosnjes etj.
Hapën Depon e Materialit Ndërtimorë në fshatin Dumnicë të cilë punë e kryen me sukses deri në vitin 1990 pasi që në atë kohe kishte filluar largimi i puntorëve shqiptarë nga puna prej regjimit serb dhe në shenjë paknaqësie u krijua Sindikata e Pavarur e Puntorëve të Kosovë,më vonë kjo sindikatë organizoi greven e njohur e 3 shtatorit të vitit 1990,kësaj greve iu përgjigjën masovikisht të gjithë ndër ta edhe ne me depot dhe dyqanet tona.
Pas përfundimit të grevës si ndëshkim prej regjimit shtetror të atëhershëm na i mbyllën depot,                                 
ku edhe ne mbetëm pa punë.
Më vonë u krijuan rrethanat të reja ku me ligj mund te hapeshin firma private.
Dhe ne si familje morëm vendim të hapnim  firmën Private.

Më 15.10.1990 u krijua një ndër firmat private të asaj kohe"Dumnica Commerce" e cila ushtronte veprimtari me shitjen e materialit ndërtimor dhe ndërtimin e objekteve me etazhitet të ulët, themelues të së cilës ishin Nexhat Rexhepi-Dumnica,Xhemajl Rexhepi dhe Ahmet Rexhepi.
Fillimisht me një depo në Dumnicë dhe më vonë u zgjerua edhe në Podujevë,Prishtinë.
Përkundër situatës së asaj kohe "Dumnica Commerce" mbijetoi dhe vazhdoi veprimtarin deri në vitin 1997 si "Dumnica Commerce",dhe në këtë vit regjimi shtetror serb ia konfiskon të gjithë pasurin në depot e firmës.
Me përfundimin e luftës menjëherë filluam punën me shitjen e materialit ndërtimore  dhe ndërtimin e objekteve me etazhitet të ulët.
Në vitin 2000-01 "Dumnica Commerce" u shëndrrua në "Dumnica Group" dhe e pa të arsyeshme që veprimtaria e saj të zgjerohet edhe në ndërtimin e objekteve me etazhitet të lartë ku posedonim lokacione tona atraktive për ndërtim si në:Arbëri,Veternik,Mat,Zona Industriale(Shkup-Prishtinë),veprimtari të cilën e vazhdojmë me sukses, përveq kësaj veprimtarie "Dumnica Group" ka hapur edhe degën e saj të projektimit.

Misioni: i ndërmarrjes tonë është që të ofroj vende atraktive, ndërtim cilësor, ndërtim funksional dhe ekologjik.                                                                                                                                                                     
Vizioni: brenda një kohe të shkurtër të pushtojm tregun vendor dhe tregjet e vendeve fqinjë ( Shqipëri, Mal të zi , Maqedoni ), dhe në Francë,Dijon ku me sukses këtë veprimtari e kryen Ahmet Rexhepi.                                                                    





 











Dumnica Group,Arkitekura Moderne,